Prej kohësh ishte përfolur se nga çifti do kishim një dasmë dhe më në fund lajmet janë konfirmuar. Katy Perry dhe Orlando Bloom do martohen në fund të këtij viti.

"Ata kanë punësuar një planifikues dasmash për të finalizuar të gjitha detajet e dasmës. Katy duket sikur e ka marrë situatën nën kontroll, por edhe Orlando po aktivizohet. Do të jetë një festë e këndshme me familjarët dhe miqtë", tha një burim pranë çiftit për revistën "People".

Pak muaj më parë në media u përfol se Katy dhe Orlando do martohen me një ceremoni si në përralla e cila do të mbahet në "Disney World", në kështjellën e Hirushes. Mirëpo tanimë bëhet e ditur se çifti do mbajnë një ceremoni private me pak të ftuar.

Katy dhe Orlando kanë bashkë që prej vitit 2016. Ata u fejuan në ditën e Shën Valentinit, ku Katy mori një unazë të bukur diamanti me lule.






