Gjatë vizitës së tyre në Kosovë, miss-et e "Miss Freedom of the World" morën pjesë në një event ku vëmendjen e tërhoqi "Miss Serbia" Irina Jovanka. Bjondja bukuroshe bëri simbolin e shqiponjës me duar gjatë sfilatës duke rënë shumë në sy.

"Është formë respekti, për mua është normale ta bëj", u shpreh Miss Serbia.

Mirëpo pas këtij veprimi të Jovankës, në mediat serbe është bërë nami. Portali serb "Kurir" i ka kushtuar një artikull modeles serbe duke e quajtur veprimin e saj si skandal dhe duke shtuar se u erdhi befasi edhe vetë organizatorëve të cilët nuk e prisnin.

Në një deklaratë për "Blic", Vesna de Vinca nga kompania e modës që përzgjodhi Jovankën, tha se kompania e saj nuk ka të bëjë asgjë me veprimin e modeles dhe konsideron se zgjedhja e saj ishte false.
Burimi: lajmi.net






