Nga Shqipëria / E Enjte 27 Qershor 2019, 16:04

Pas 1 viti martesë, Kahramani ndahet nga bashkëshortja

Aktori shumë i njohur për publikun shqiptar nga roli i Kahramanit, Ozcan Deniz është ndarë nga bashkëshortja e tij Feyza Aktan. Çifti kishin mosmarrëveshje prej shumë kohësh, gjë që çoi në ndarje.

Pak muaj më parë u përfol se bashkëshortja e aktorit harxhonte shumë para dhe ai ishte detyruar t'ja mbyllte llogaritë bankare e t'i merrte kartat e kreditit.

Më pas Ozcan e mohoi këtë lajm duke pozuar me bashkëshorten e duke treguar se ishin shumë të dashuruar. Mirëpo nuk ka zgjatur për shumë, pasi dje kanë nënshkruar dokumentet e divorcit.

Mediat turke bëjnë të ditur se ndarja e çiftit zgjati vetëm 15 minuta dhe arritën një marrëveshje për përkujdesjen e djalit të tyre.