E mbani mend sfidën "Kiki Challenge" që u kthye në fiksimin e të gjithëve vitin e kaluar? Këngën e famshme të Drake nuk la njeri pa e kërcyer e pa bërë video. Çifti shumë i dashur për publikun, Eni dhe Genci e kanë risjellë këtë sfidë sërish.

Në videon e fundit të postuar nga Eni në Instastory, Genci shfaqet duke kërcyer jashtë makinës ndërsa Eni këndon.

Frazën "Kiki do you Love me?", Eni e shndërron në "Genci do you love me?", çka e bën edhe më të ëmbël këtë video.
View this post on Instagram






