Pak minuta më parë, presidenti Ilir Meta ka dal në një konferencë për mediat ku ka folur për krizën politike në vend. Siç u lajmërua edhe më parë ai ka vendosur një datë të re për zgjedhjet lokale.

Sipas tij, zgjedhjet nuk do të mbahen ditën e diel në 30 qershor, por në 13 tetor 2019.

Ndërkohë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi ku ka shkruar: “A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum. 30 qershori është vetmja datë zgjedhjes.”
A ju thashë prisni çmendurinë e dytë?ð?¤£Tani thjesht mëshirojenið??
— Edi Rama (@ediramaal) June 27, 2019
Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një
NULLUM ABSOLUTUM
dhe
QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUMð???
30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESHð??¦ð??±ð???






