Nga Shqipëria / E Enjte 27 Qershor 2019, 13:01

Të gjithë presin 30 qershorin, por Ilir Meta nxjerr datën e re të zgjedhjeve

Pasi presidenti i vendit, Ilir Meta, lajmëroi pak ditë më parë se kishte ç’dekretuar zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do ta vazhdojë fushatën dhe në 30 qershor do të ketë zgjedhje.

Ndërkohë që të gjithë presin që të dielën të votojnë, ditën e sotme është dhënë lajmi se Ilir Meta do të nxjerr në mbrëmje një datë të re zgjedhjesh pasi është e pamundur që në 30 qershor të kryet procesi i votimit.

Kreu i LZHK-së,  Dashamir Shehi, pas përfundimit të takimit me presidentin ka lajmëruar se duhet të presim vendimin e tij  të ri.

“Diskutuam për situatën, e cila siç e dini po rëndohet. Presidenti ka një ide të tillë që zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhen. Besoj se do bëjë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjesh. Do ketë gjatë ditës diskutime, dhe diku nga mbrëmja publiku mund të marrë vesh diçka”, u shpreh Shehi.

Burimi:Balkanweb.com.