Nga Shqipëria / E Enjte 27 Qershor 2019, 11:11

Reper që përpara 10 vitesh, Arbenita i nxjerr Feros fotot e papublikuara më parë

U bë kohë tashmë që reperi i njohur shqiptar Fero është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar në media dhe rrjete sociale. Këngët e tij dëgjohen nga të gjithë dhe jeta e tij private merr vëmendjen e mediave.

Ai dhe Arbenita janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe janë të pandarë nga njëri-tjetri. Së fundmi, Arbenita ka publikuar një foto të Feros përpara 10 vitesh ku ai shihet i veshur me rroba të gjera dhe me një qëndrimin tipik si reper.

“I lindur në këtë mënyrë”, shkruan modelja mbi foton e të dashurit duke treguar kështu që Fero është një reper i lindur.