Pak ditë më parë kancelarja gjermane Angela Merkel u pa duke iu dridhur trupi gjatë një takimi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Video bëri xhiron e rrjetit ndërkohë që Merkel reagoi duke thënë se gjithçka kishte ndodhur për shkak të dehidratimit.

Megjithatë, së fundmi asaj i ka ndodhur e njëjta gjë gjatë takimit me presidentin Frank-Walter Steinmeier në Berlin, trupi i saj ka filluar sërish të dridhet. Ndonëse është munduar të mbaj veten nën kontroll ka qenë e kot pasi kamerat kanë kapur menjëherë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i njërit nga të pranishmeve që i ka ofruar Merkel një gotë me ujë, duke qenë se tha se shkak për dridhjet është dehidratimi. Ndërkohë në të gjitha mediat ka filluar shqetësimi për gjendjen e kancelares, mirëpo zëdhënësi i saj ka treguar se ajo është mjaft mirë.





