Pas më shumë se një viti lidhje, këngëtarja e njohur Camila Cabello është ndarë nga i dashuri i saj Mathew Hussey. Revista amerikane "People" ka konfirmuar se Camila dhe Mathew nuk janë më bashkë.

Lajmi i ndarjes së Camilës nga i dashuri vjen vetëm pak ditë pas publikimit të videoklipit "Senorita", ku këngëtarja shfaqet në momente shumë tenxehta me Shawn Mendes.

Po përflitet se Camila ka nisur një lidhje me Shawn dhe kjo është arsyeja e ndarjes nga Mathew megjithatë deri tani mbetet thashethem.


Camila dhe Mathew e nisën lidhjen e tyre në shkurt të vitit 2018.






