Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Qershor 2019, 19:07

Dua Lipës do t'i ikë truri, Isaac lidhet me modelen super yll pas ndarjes

Pak javë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa u nda nga i dashuri i saj Isaac Carew. Pas ndarjes u përfol se Dua ka nisur një lidhje me vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid. Por as Isaac nuk ka pritur shumë gjatë për të gjetur të dashurën e re.

Po përflitet se Isaac është në një lidhje me modelen e Victoria's Secret, Georgia Fowler.

Thashethemet kanë nisur pas postimit të fundit të Isaac-ut i cili shfaqet në shoqërinë e modeles.

27-vjeçarja është një super yll e këtë e vërtetojnë edhe fotot e mëposhtme.