Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Qershor 2019, 18:06

Pamela Anderson e flliqi publikisht pas ndarjes, reagon Adil Lami

Pamela Anderson njoftoi ditën e djeshme se i ka dhënë fund lidhjes me lojtarin e Marsejës, Adil Rami. Aktorja amerikane e akuzoi Ramin për tradhëti dhe e flliqi publikisht duke treguar se ai e kishte gënjyer për dy vite.

"Është e vështirë për ta pranuar, 2 vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Jam e zhgënjyer që këto ditët e fundit kam mësuar se ai po bënte jetë të dyfishtë. Ai tallej me lojtarët e tjerë që kishin të dashurat në apartamente pranë grave. I quante ata burramonstra. Por kjo është më keq. Ai gënjeu për gjithçka. Si ka mundësi që i kontrollonte zemrat dhe mendjet e dy grave. Jam e sigurt që ka pasur të tjera. Ai ështëmonstër. Si ka mundësi që kam ndihmuar të tjerët dhe nuk isha mjaftueshëm e zgjuar për të ndihmuar veten", shkruante aktorja 51-vjeçare.

Pas kësaj deklarate të Pamelës, futbollisti ka reaguar sot duke u shprehur se e respekton aktoreb dhe se dashuria e tij ndaj saj ka qenë gjithmonë e sinqertë.

"Pamela është një person që unë e respektoj shumë dhe për të cilën dashuria ime ka qenë gjithmonë e sinqertë. Kjo është ajo që dua të kujtoj", u shpreh Rami.