Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Qershor 2019, 17:05

Fansi bën tatuazh në trup fytyrën e Rina Balajt

Reperja nga Kosova, Rina Balaj ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi me këngën e re në bashkëpunim me Adelina Ismajlin. Kënga mban titullin "Qikat" dhe është pëlqyer shumë.

Rina ka arritur të fitojë dashurinë e shumë fansave, por një prej tyre duket se e adhuron aq shumë sa fytyrën e saj e ka bërë tatuazh.

Reperja ka postuar fotot ku djaloshi tregon tatuazhin në krah me fytyrën e Rinës ndërsa ajo shkruan: "Sërish, faleminderit për dashurinë".

Kujtojmë që edhe pak kohë më parë një tjetër fans bëri tatuazh fytyrën e Rinës në krah dhe reperja e falenderoi publikisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RINA (@balajrina) on