Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Qershor 2019, 17:05

Pas 'Kthema kohën', Cricket bën remix këngën që dikur e kishim fiksim të gjithë

Këngën e vjetër të këngëtares kosovare Shyhrete Behluli, Cricket e solli së fundmi në një remix që u kthye në hit. Kjo këngë numëron më shumë se 11 milion shikime e po dëgjohet kudo.

Duke marrë parasysh suksesin e këtij remix-i producenti i njohur kosovar Cricket ka vendosur të ripunojë një tjetër këngë të njohur shqiptare.

"Prive" bën të ditur se Cricket do sjellë remix këngën me titull "Pa fat" nga Nora Istrefi dhe Sinan Vllasaliu, një këngë që në vitet 2000 ka qenë hit.