Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Qershor 2019, 16:04

Marinës i hapen probleme gjatë pushimeve në Barbados

Prej disa ditësh çifti shumë i komentuar në media, Marina dhe Getoari ndodhen me pushime në parajsën tropikale, Barbados, një destinacion turistik të cilin e kanë ëndërr të gjithë.

Mirëpo pavarësisht se po kalon pushimet e ëndrrave, Marina ka një problem dhe ka të bëjë me ndryshimin e orës. 

Moderatorja ka postuar sot në mëngjes një video ku tregon se nuk është mësuar me ndryshimin e orës dhe zgjohet me orën e Shqipërisë.

"5:14, zgjohem sikur jam në Tiranë", shkruan Marina.

Kujtojmë që së fundmi Marina u përfol se është shtatzënë dhe dyshimet u shtuan më shumë në foton e fundit ku moderatorja mbulonte barkun me dorë.