Ledri Vula dhe Lumi B publikuan dje bashkëpunimin e tyre më të ri me titull "Kiss kiss", një këngë ritmike, tipike për verë, që u pëlqye shumë dhe po dëgjohet kudo.

Brenda pak orësh kënga arriti mijëra shikime në Youtube mirëpo "Iconstyle" ka zbuluar se në fakt baza instrumentale e "Kiss Kiss" mund të jetë frymëzuar nga kolona zanore e serialit turk "Ezel".

Po të dëgjoni këngën e Ledrit e Lumit dhe kolonën zanore të Ezelit do vini re se harmonia e dy instrumentaleve është mjaft e ngjashme.







