Ndërkohë që Partia Socialiste gjithë këto kohë ka vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 30 qershor, Këshilli Europian ka marrë së fundmi një vendim të papritur.

KE ka anuluar së fundmi delegacionin për vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Sipas tyre anulimi u bë për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë në zona të caktuara, si edhe paqartësisë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve vendore.

"Këshillit të Evropës ka vendosur të mos vendosë një Delegacion të Kongresit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara ku do mbahen zgjedhjet. Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kongresin," njoftoi Këshilli i Evropës.
Burimi:Ora News.






