Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Qershor 2019, 12:12

E papritur: Michelle Obama i shkruan këngëtares shqiptare

Pak ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare e hitit "I’m a Mess", Bebe Rexha performoi në një nga eventet e organizuara nga ish zonja e parë e SHBA, Michelle Obama. Eventi  kishte të bënte me të rinjtë dhe inkurajimi i tyre për të vazhduar universitetin.

Siç duket Michelle ka mbetur e mahnitur nga performanca e Bebes dhe së fundmi i ka dërguar asaj një letër falenderimi që ka entuziazmuar pa masë këngëtaren shqiptare.

Bebe e ka publikuar letrën në Instastory ku shkruhet: “Për shkak të angazhimit tuaj të pafund dhe entuziazmit, këta studentë mund të arrijnë më lartë dhe të ëndërrojnë më shumë”. Ndër të tjera Michelle gjithashtu i ka uruar Bebes dhe të gjithë personave të saj të dashur më të mirat e mundshme.