Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Qershor 2019, 09:09

Fansi e krahasoi Feron me një qen, Arbenita nuk ia përton me përgjigjen

Që në momentin që e bënë lidhjen e tyre zyrtare, reperi Fero dhe modelja Arbenita janë kthyer në një nga dyshet më të ndjekura dhe të komentuara në rrjetet sociale. Çifti i famshëm janë gjithmonë bashkë dhe vazhdimisht publikojnë foto nga udhëtimet e ndryshme që bëjnë.

Megjithatë, të shumtë janë fansat që siç duket nuk e pëlqejnë afrimitetin e tyre. Së fundmi, Arbenita ka publikuar një foto ku shihet së bashku me një qen dhe të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen një koment aspak pozitiv që e krahasor Feron me një qen.

“Arbenita dhe Fero në një foto”, i ka shkruar fansi, ndërkohë që Arbenita nuk ja ka përtuar me përgjigjen.

“Mos ha m*t”, i ka kthyer ajo duke e bërë fansin të pendohet.