Gjatë një takimi në njësinë numër 2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj kanë biseduar me banorët e kësaj njësie dhe kanë pirë dhe një kafe turke me ta. Gjatë bisedës në tavolinë, kryeministri ka nisur të shikojë filxhanin teksa me parashikimet e tij i është drejtuar kryetares së LSI së Monika Kryemadhit.

"Bashkohen dy rrugë që ecin paralele dhe bashkohen në fund. Në fund të rrugës mbetet një 'i' prapa.. është me kokë lart me pikë poshtë" , dëgjohet të thotë Rama teksa më pas ja bënë: "O Zot! o Zot!, duke parë në filxhan.

"Dike të lexosh" i ka thënë një nga të pranishmit duke qeshur teksa kryeministri ja ka kthyer: "Unë piktor jam, me zhgarravina merrem gjithë ditën. Nuk është puna ta lexosh por ta intepretosh. Monika e Intepreton”, përfundon ai.
Burimi:Ora News.






