Nga Shqipëria / E Martë 25 Qershor 2019, 10:10

Dy vite pas largimit, Erion Isai ribashkohet me aktorët e Portokalli

Siç dihet aktori i humorit Erion Isai lajmëroi pak kohë më parë kandidaturën e tij për Kryetar Bashkie në Kolonjë. Ndërkohë dy vite pas largimit nga Portokalli, Erioni është ribashkuar me trupën e spektaklit të njohur mbrëmjen e djeshme teksa të gjithë kanë shprehur mbështetjen për të.

Pasi trupa e aktorëve kanë përfunduar 'Verë dhe Portokalli' kanë shkuar drejt Kolonjës ku dhe Erioni  i ka pritur në një mbrëmje ku nuk munguan vallet dhe këngët mes tyre.

Të gjithë kolegët e tij kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video ku shihen teksa janë kënaqur nga mikpritja në Kolonjë dhe i kanë uruar fat Erionit për ditën e zgjedhjeve.