Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa pasi i dha fund lidhjes me Isaac u lidh me vëllain e motrave Hadid, Anwar Hadid. Dyshja u pa shumë herë nën shoqërinë e njëri- tjetrit dhe madje së fundmi mediat e huaja kanë treguar se ata kanë qenë së bashku në Malibu.

Mirëpo, të gjithë janë kurioz të din se si është marrëdhënia mes Duas dhe dy 'kunatave' të saj, Bella dhe Gigi Hadid që janë dy nga supermodelet më të famshme të momentit. Në një kërkim në Instagram është vënë re se Gigi e ndjek këngëtaren e njohur dhe shumë herë e ka treguar se është një fanse e muzikës që Dua bën.


Por ndryshe nga motra e madhe, Bella nuk e ndjek Duan në Instagram, ndërsa kjo e fundit po. Ashtu si Bella as nëna e tyre Yolanda nuk e ndjek bukuroshen shqiptare, ndryshe nga herët e tjera ku çdo të dashur të djalit e ka pasur follow në rrjetet sociale.










