Nga Shqipëria / E Hënë 24 Qershor 2019, 23:11

Vjen në vendin tonë modelja që hyri në fushë në finalen e Ligës së Kampionëve

Modelja amerikane, Kinsey Wolanski bëri namin së fundmi duke hyrë në fushë gjatë finales Tottenham-Liverpool dhe emri i saj u përmend në mediat botërore. 

"E bëra vetëm për të provuar diçka të re dhe për të dalë nga zona e rehatisë", u shpreh Kinsey për veprimin e saj. 

Mediat kosovare bëjnë të ditur se modelja pas tri ditësh do jetë në Kosovë së bashku me të dashurin e saj.

Kinsey do jetë mysafire speciale në një event ku do prezantohen vetura luksoze.