Nga Shqipëria / E Hënë 24 Qershor 2019, 10:10

Marina çmendi rrjetin me fotot nga pushimet, fansat kapin detajin e çuditshëm

Prej disa ditësh moderatorja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi janë nisur për pushime në ishujt Barbados. Çifti i famshëm ka publikuar vazhdimisht foto nga vendi përrallor dhe kanë ndarë me fansat çdo moment nga pushimet.

Së fundmi, bukuroshja bjonde ka publikuar një foto ku shihet e veshur me një fustan rozë teksa në sy bien format e saj. Marina ka vendosur duart në kokë dhe pranë fotos shkruan: “Rihanna ku je?”, duke qenë se këngëtarja me famë botërore është me origjinë nga Barbados.

Mirëpo, të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen një detaj që askush se kishte vënë re më parë. Këmbët shumë të vogla të Marinës kanë marr vëmendjen e të gjithëve dhe të shumtë janë ata që e kanë krahasuar me Hirushen.

“Ato gishtat e tu të vegjël!”, i shkruan këngëtarja Evi Reçi.  

“Bishë me këmbë Hirusheje vetëm ty të kam parë”,i thotë një tjetër ndjekës ndërkohë që një tjetër i shkruan: “Oo sa këmbë të vogla”.