Nga Shqipëria / E Hënë 24 Qershor 2019, 09:09

Bëhuni gati të çmendeni këtë verë, Calvin Harris vjen në vendin tonë

Një vit më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa organizuan për herë të parë në Kosovë festivalin ‘Sunny Hill’. Festivali mblodhi së bashku një sërë këngëtarësh shqiptar që dhuruan përformanca mahnitëse për të rinjt që ishin mbledhur.

Ndërkohë këtë vit ‘Sunny Hill’ do të organizohet sërish dhe e ftuara e parë u tha pak ditë më parë se do të jetë këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Njomëza. Ndërkohë së fundmi, Dua Lipa ka treguar se pjesë e këtij koncerti do të jetë edhe Dj me famë botërore, Calvin Harris.

Dua ka publikuar një video të Harris ku ai konfirmon ardhjen në Kosovë në datën 4 gusht. “Shumë e lumtur t’ju lajmëroj se Calvin Harris është njëri nga performuesit e Sunny Hill Festival, që do mbahet me 2,3 dhe 4 Gusht në Prishtinë. Programi i artistëve këtë vit është i çmendur dhe jam shumë e lumtur për të gjithë miqtë tanë që do të vijnë në Kosovë. Numërimi nga prapa ka filluar”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Kujtojmë që dyshja e famshme kanë sjell së bashku një këngë ‘One kiss’ që u kthyer në super hit dhe dëgjohet nga të gjithë.