Nga Shqipëria / E Hënë 24 Qershor 2019, 09:09

‘Nuk do harxhoj kohën me ty’, i dashuri i kthehet publikisht Era Istrefit

Prej muajsh në media është përfolur për një lidhje mes këngëtares shqiptare Era Istrefi dhe këngëtarit të njohur britanik, Julian Perreta. Dyshja janë kapur shpesh herë bashkë dhe komentet dhe dedikimet romantike në rrjetet sociale kanë bërë që të mendohet se vërtetë mes tyre ka diçka.

Së fundmi, nëpërmjet një fotoje Era ka promovuar këngën e saj të re të titulluar ‘Sayonara’, dhe në përshkrim të saj ka vendosur një pjesë nga teksti.

“Nuk do të harxhoj kohën me ty!”, shkruan Era ndërkohë që të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti i Julian i cili ja kthen: “Ti mund ta harxhosh kohën time!. Një koment ky që e vërteton edhe një herë se dyshja janë në një lidhje romantike.