Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani janë një nga çiftet më të dashur për publikun, por edhe ndër më të komentuarit. Së fundmi është përfolur se çifti do martohen, por në një intervistë për "Indeksonline", Fatma ka treguar se nuk e ka marrë ende propozimin për martesë nga Alfio.

Moderatorja është shprehur se kur të vendosin të bëjnë dasmën, ajo do futet në kurs për të mësuar Napolonin dhe Pogonishten.

Fatma ka treguar gjithashtu se në dasmë mund ta shohim nuse me atlete.

E pyetur nëse bebin e parë e do djalë apo vajzë, Fatma është shprehur se për këtë zihet shpesh me Alfion.

"A të më propozojë njëherë Alfio?! A ta bëjmë dasmën njëherë!? Unë dua vajzë, kurse Alfio do djalë! Por… avash avash", u shpreh Fatma.





