Jahti që besohet të jetë më i madhi i llojit të tij në të gjithë botën, lundroi sot në brigjet e Monakos dhe të gjithë po flasin për pronarin e tij. Jahti është në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko.

Jahti prej 360 milionë paundësh, i emëruar "Sailing Yacht A" (Jahti lundrues A), lundroi krenar mes gjithë jahteve të tjerë të super miliarderëve që ishin parkuar në gji.

Ky jaht është 143 metra i gjatë dhe ka 8 kate, një vend për uljen e helikopterit, një pishinë të madhe dhe një dhomë për vëzhgimin nënujor.

47-vjeçari Andrey Melnichenko e vuri pasurinë e tij falë tregtisë së qymyrit.

Ai sot bën një jetë luksoze bashkë me të shoqen, ish-modelen serbe Aleksandra.




