Kryetari i Lidhjes së Social-Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak e ka deklaruar hapur se Kosova nuk është Serbi. Në një intervistë për gazetën Blic, deputeti serb u shpreh se Serbia duhet ta pranojë këtë në mënyrë që ky problem të zgjidhet.

"Duke e njohur Kosovën ne na shtohen garancitë ndërkombëtare se interesat kulturore dhe ekonomike të Serbisë në Kosovë do të jenë të mbrojtura, e mbi të gjitha të përcaktuara", tha Çanak.

“Kosova nuk është Serbi, por një vend ku jetojnë disa njerëz që kanë njësi të plotë shtetërore", u shpreh deputeti.
Burimi: Gazeta Express






