Sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët kanë dalë të parët në Europë për të shpenzuar në ushqime. Një familje shqiptare shpenzon 3.6 herë më shumë për ushqim sesa një familje që jeton në Bashkimin Europian.

Një familje shqiptare shpenzon 44.1% të totalit të parave që ka në dispozicion për të prishur.

“Shqiptarët kanë harxhuar në mënyrë konstante. Është domosdoshmëri”, është shprehur për TV Klan Lumturia, tregtare prej 27 vitesh.

Ndërsa sipas konsumatorëve janë të ardhurat e ulta ato që bëjnë që shpenzimi kryesor të jetë për ushqimin dhe jo veshje apo argëtim.

Sipas të dhënave të Eurostat përveç shpenzimeve për ushqimin, shqiptarët harxhojnë më shumë edhe për arsimin.
Burimi: TV Klan
