Nga Shqipëria / E Diel 23 Qershor 2019, 14:02

Vetëm pak muaj bashkë, Hueyda mëson partnerin të flas shqip

Hueyda el Saied është një nga personazhet më të komentuar në media dhe jeta e saj private gjithmonë merr vëmendjen e mediave. Pas ndarjes nga burri, Hueyda bëri publike lidhjen me mikun e saj Tier, që siç u mësua ishte i dashuruar me të që përpara se ajo të ndahej.

Ajo ka qenë shumë aktive dhe vazhdimisht ka publikuar foto dhe video me partnerin duke treguar se është shumë  e dashuruar me të. Së fundmi, Hueyda ka publikuar një video ku shihet se ka dal për tu argëtuar me Tier ndërkohë që tregon se i ka mësuar atij të flas shqip.

“A më do ti mua?”, I thotë Hueyda, ndërsa Tier ia kthen në anglisht duke i thënë: “Edhe unë të dua”. “Nuk të thashë unë të dua ty”, ja kthen duke qeshur Hueyda, ndërsa Tier i thotë shqip: “Gëzuar”.