Nga Shqipëria / E Diel 23 Qershor 2019, 10:10

Martohet futbollisti shqiptar, dalin pamjet nga dasma

Ditën e djeshme mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj dhe partnerja e tij ish-Miss Shqipëria 2013, Fiorenza Lekstakaj i dhanë fund beqarisë në një dasmë që u mbajt në kalanë e Shkodrës.

Në dasmë ishin të ftuar mbi 500 njerëz të cilët shoqëruar çiftin e njohur në ditën e tyre më të rëndësishme. Elsi dhe bashkëshortja shkëlqyen me veshjet e tyre teksa dukeshin si çift përrallash kur vallëzuan me këngën ‘All of me’.

I ftuar në dasmë ishte këngëtari Ermal Fejzullahu i cili ndezi atmosferën me këngët e tij. Kujtojmë që Elsi dhe Fioreza janë prindër të një djali 3 vjeç.