Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Qershor 2019, 20:08

E reja ndihet keq, Edi Rama ndërpret fjalimin (Video)

Gjatë takimit elektoral të Partisë Socialiste në Finiq, një vajzë e re nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Kështu kryeministri Rama ka ndërprerë fjalimin e tij dhe e ktheu vëmendjen nga e reja. 

“Është temperaturë e lartë dhe mungesa e ujit", tha Rama.

E reja u largua nga takimi elektoral ndërsa Rama u kërkoi ndjesë të pranishmëve për ndërprerjen e fjalës. Ndiqeni këtë moment në videon e mëposhtme nga Balkanweb.

Kryeministri garantoi të pranishmit se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen.