Futbollisti Taulant Xhaka i propozoi për martesë mbrëmjen e djeshme të fejuarës së tij, Arbnorës. Futbollisti postoi një foto nga momenti i propozimit ku shfaqej i ulur në gjunjë ndërsa Arbenita kishte mbetur pa fjalë.

Mirëpo shumë pak e kanë kapur detajin epik nga foto ku Xhaka shfaqet duke e mbajtur unazën drejt vetes dhe jo drejt Arbnorës.

"Ktheje unazën nga ana e nuses që ta shoh" ishte një nga komentet në foto.

"Zoti dhe Zonja Xhaka", shkruante Taulanti teksa ka marrë urime të shumta.

Propozimin futbollisti e ka bërë gjatë pushimeve të cilat po i kalojnë së bashku me Granitin dhe Leonitën.




