Një studim i fundit ka dal në rezultatin se vajzat dalin në takime romantike për të përfituar një drekë apo darkë falas. Nga studimi i kryer nga psikologë, 23 deri në 33 përqind e grave janë të angazhuara në të ashtuquajtën "foodie call", që do të thotë të dalësh në takim për të përfituar ushqim falas dhe jo për lidhje.

Hulumtuesit e psikologjisë sociale dhe të personalitetit zbuluan se femrat që besonin tek rolet tradicionale gjinore, kishin më shumë gjasa të angazhoheshin në një takim të tillë dhe e konsideronin të pranueshme.

Në studimin e parë u rekrutuan 820 gra, ku 40% raportuan se ishin të vetmuara, 33% të martuara dhe 27% thanë se ishin në një lidhje por jo të martuara.

Ato iu përgjigjën një sërë pyetjesh që matën karakterin e tyre, bindjet rreth roleve gjinore dhe u pyetën nëse mendonin se një takim i tillë, pra për një drekë/darkë falas, është e pranueshme nga shoqëria.

23% e grave zbuluan se ishin angazhuar në një takim të tillë. Shumica e bënin këtë rastësisht ose rrallë. Gratë që kishin marrë pjesë në një takim të tillë besonin se ishte e pranueshme ndërsa shumica tjetër besonin se kjo mënyrë është e papranueshme./Xing.al






