Nga Shqipëria / E Premte 21 Qershor 2019, 23:11

Një histori reale, zbulohet çfarë do të ndiqni në filmin e Bes Kallakut

Pak ditë më parë Bes Kallaku konfirmoi lajmet se do të sjellë së shpejti një film të ri. Filmi do të prodhohet nga kompania e tij "Loku Film" dhe do të jetë i zhanrit komedi.

“Vjen së shpejti. Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejj”, shkruante Besi.

Në një intervistë për "Mirage", Besi ka treguar se në film do të tregohet një histori aktuale. Aktori tregoi seka dy vite që merret me skenarin e këtij filmi komedi.

"Do jetë një histori aktuale sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk zbuloj më shumë por i premtoj publikut që do të jetë një nga komeditë më të bukura dhe më aktuale", tha Besi.

Pjesë e kastit do të jenë aktorë nga Kosova, Shqipëria dhe Italia. Besi do të luajë rolin e 'skiferit' të famshëm.