Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në fjalën e saj gjatë protestës së sotme foli edhe për faktin se Rama e ka quajtur fallxhore. Kryemadhi u shpreh se kryeministri e ka parë fatin e tij dhe i ka dalë shumë keq.

"Zoti Rama beson shumë në fall, biles ka punësuar në Kryeministri fallxhor. Unë duke qenë besimtare katolike nuk besoj në fall. Unë besoj në Zot dhe Zoti shkruan jetën e secilit prej nesh. Zoti Rama duke qenë se nuk beson në Zot, mendon se të gjithë shikojnë fall. Përderisa këtë njeri e shqetëson kaq shumë fati i tij do të thotë që e ka lexuar fatin dhe i ka dal shumë keq", u shpreh Kryemadhi.






