Kryeministri Edi Rama ndodhet në Butrint duke ndjekur koncertin e Carla Brunit, bashkëshortes së ish-presidentit të Francës. Nicolas Sarkozy.

Rama shfaqet i ulur krah Sarkozys dhe pranë ka Lindën dhe djalin e tyre Zahon.

Ndërkohë protestuesit pak më parë kanë rrezuar statujën e improvizuar të kryeministrit. Shtatorja u vendor mbi një bazament me mbishkrimin Rilindja që simbolizonte kutinë e votimit për zgjedhjet.







