Të rinjtë e LRI-së kanë ironizuar mazhorancën me pankartat pikante që mbajnë në duar ku në fokus janë përgjimet e BILD, që sipas opozitës u faktua shit-blerja e votave.

Të rinjtë i kanë sjellë në versionin gazmor bisedat e publikuara nga gazeta gjermane me pankartat që mund t'i shihni më poshtë.





Ndërkohë protestuesit kanë improvizuar një shtatore të kryeministrit Edi Rama si ajo e ish-diktatorit Enver Hoxha në protestën e sotme që po mbahet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Shtatorja është vendosur mbi një bazament me mbishkrimin Rilindja që simbolizon kutinë e votimit për zgjedhjet.



