Protestuesit kanë improvizuar një shtatore të kryeministrit Edi Rama si ajo e ish-diktatorit Enver Hoxha në protestën e sotme që po mbahet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Shtatorja është vendosur mbi një bazament me mbishkrimin Rilindja që simbolizon kutinë e votimit për zgjedhjet.

Në të do të hidhen fletë votimi që mbajnë numra 339 dhe 184.

Burime për Ora news bëjnë të ditur se shtatorja do të rrëzohet në formë simbolike gjatë protestës.
