Ka nisur pak më parë protesta e opozitës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë. Protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

Ndërkohë "Balkanweb" bën të ditur se lideri i opozitës, Lulzim Basha do marrë pjesë në protestë me bashkëshorten Aurelën dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktoria.

Bashkëshortja e liderit të opozitës ka mbërritur në selinë e PD dhe ka qenë vetë Basha që i ka dalë para duke i mirëpritur.




