Vetëm tre ditë pasi njoftoi bashkëpunimin me dy artistë maroken, Dafina Zeqiri ka publikuar sot videoklipin duke mos i lënë fansat të presin për shumë gjatë. Dafina ka bashkëpunuar me Dj Hamida dhe këngëtarin Aymane Serhani për këngën "Desole por favor" (Më fal të lutem).

Klipi është xhiruar në Francë dhe kënga është shumë ritmike sa pritet të kthehet në hitin e kësaj vere.

Dafina këndon shqip dhe shfaqet në klip e veshur me shumë stil me tre paraqitje të ndryshme.













