Nga Shqipëria / E Premte 21 Qershor 2019, 16:04

E papritur: Era Istrefi publikon bashkëpunimin me reperin e famshëm rus

Pa njoftuar dhe krejt papritur Era Istrefi ka publikuar sot këngën e saj më të re që vjen në bashkëpunim me reperin e famshëm rus, Allj (Eldzhey).

Kënga mban titullin "Sayonara babe", që është edhe emri skenik i reperit.

Era në këtë këngë këndon anglisht ndërsa reperi rusisht.

Bashkëpunimi i tyre është pritur shumë mirë dhe kënga është pëlqyer shumë deri tani.

Allj (Eldzhey) është një reper shumë i famshëm në Rusi, vetëm 24 vjeç dhe me këngë që kanë arritur miliona shikime.