Nga Shqipëria / E Premte 21 Qershor 2019, 13:01

Nënë për herë të dytë, Miriami zbulon se sa muajshe shtatzënë është

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë qenë një nga çiftet më të komentuar ditët e fundit në media pasi pas dasmës së papritur në Maldive, çifti pak ditë më parë dha në mes të koncertit në Prishtinë lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër për herë të dytë.

"Unë sot këtë këngë dua t’ia dedikoj dikujt tjetër”, tha Albani dhe i preku barkun Miriamit dhe i gjithë publiku i pranishëm duartrokiti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Albani do bëhet baba për herë të dytëð??

A post shared by Emisioni n'ZOOM (@nzoom_) on

Së fundmi, Miriami është kontaktuar nga revista “Class” ku dhe ka treguar se sapo ka mbyllur tre mujorin e parë të shtatzënisë. Këngëtarja ka rrëfyer se është ende herët dhe as ata vetë ende nuk e kanë zbuluar se nëse do të bëhen me një djalë apo një vajzë të dytë. Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze që quhet Ameli që me siguri mezi po e pret vëllaçkon ose motrën e vogël.