Këngëtarja e njohur Era Istrefi ka korrur një sukses të madh në tregun ndërkombëtar që pas këngës “Bon Bon”. Ajo u bë mjaft e njohur dhe çdo këngë e saj është kthyer në super hit.

Pas bashkëpunimit me Nora Istrefin, Era siç duket do të vijë shumë shpejt në një bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar Noizy. Në rrjetet sociale ka qarkulluar së fundmi një video ku Era dhe Noizy shihen në një studio muzikore teksa po qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Ka mjaftuar kjo dhe menjëherë është përhapur lajmi se dyshja po punon për një projekt të ri muzikor, që me siguri do të kthehet në super hit.
View this post on Instagram








