Nga Shqipëria / E Premte 21 Qershor 2019, 10:10

E quajtën të shëndosh, shpërthen keq këngëtarja shqiptare: Më keni lënduar

Këngëtarja shqiptare e hitit "I’m a mess", Bebe Rexha ka treguar gjithmonë hapur problemet me peshën. Ajo së fundmi është kritikuar nga fansat të cilët në komentet e postimeve të këngëtares i kanë përmendur faktin se ka shtuar shumë në peshë.

Komentet kanë qenë të shumta dhe Bebe ka vendosur t’ju kundërpërgjigjet të gjithëve me disa postime në Instastory. Ajo ka treguar se ndihet e lënduar nga këto komente të cilat i ka cilësuar si të shëmtuara.

“Më pëlqen të ha dhe nuk mund ta mohoj këtë. Por ju nuk i dini historitë e të gjithëve. Të shkuarën e njerëzve, varësitë e tyre, marrin apo jo ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni. Kështu unë përpiqem të mos i gjykoj të tjerët. Por kjo më lëndon ndjenjat, sepse unë kam fituar shumë peshë, por është shumë e vështirë ta humbas. Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, që kur kam qenë vajzë e vogël. Po është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem dhe do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija”, ka përfunduar këngëtarja.