Nga Shqipëria / E Premte 21 Qershor 2019, 10:10

Burri i ëndrrave, surpriza që Jakub i bën Afërditës çdo vajzë do e donte

Këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj një vit më parë i dha fund beqarisë në një dasmë madhështore në Miami, në një ceremoni që mori vëmendjen  e të gjithëve dhe u komentua gjatë në media.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon foto me Jakub, ku tregojnë dashurin që kanë për njëri-tjetrin nëpërmjet gjesteve të ndryshme. Afërdita ka treguar gjithmonë se bashkëshorti i saj është shumë romantik dhe nuk ngurron që shpesh herë ta surprizojë këngëtaren.

Së fundmi ajo ka zbuluar se ka burrin e ëndrrave pasi Jakub ishte kujdesur që ta surprizonte Afërditën me një ditë në spa që ajo të çlodhej. “Një ditë në ‘spa’… surprizë nga bashkëshorti”, ka shkruar Afërdita në videon ku shihet duke u relaksuar.