Moderatorja Fatma Methasani u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2014 në kohën kur për herë të parë nisi të prezantonte “Mad Day” që më pas u kthye në “Fun Day” në ‘Intv’. Fatma së fundmi ka festuar 5 vjetorin e nisjes së emisionit të saj dhe stafi ka vendosur ta surprizojë në mes të transmetimit.

Ata kanë shfaqur në ekran të gjitha momentet e bukura të Fatmës gjatë këtyre viteve dhe moderatorja është prekur teksa pa veten e saj 5 vite më parë kur ishte ende e vogël.

“Nuk më pëlqen ta shikoj veten. Mendoj se kam qenë shumë më e shëmtuar se ç’jam tani. Mos më tregoni kështu gjërash se qaj.”, tha Fatma e prekur.







