Tre muaj më parë u zbulua se aktori Olsi Bylyku është i me një vajzë bukuroshe të quajtur Egli. Çifti u fotografuan bashkë të kapur për dore gjatë premierës së "Dy gisht mjaltë".

I ftuar ditën e sotme në emisonin "Ditë për ditë", Olsi zbuloi se ai dhe partnerja po bashkëjetojnë duke treguar kështu se lidhja e tyre është bërë edhe më serioze.

"Ajo i kishte ndjekur puntatat e mia që të gjitha. Kur shkoj në 'stand up comedy' nëpër longue-t të Tiranës e marr me vete sepse m’i kujton batutat. I mban mend përmendësh. Ndiqte shumë portokallinë dhe kur pata dalë unë ishte një nga ndjekëset më të rregullta të miat", ka treguar Olsi për partneren e tij.

Personi që i ka prezantuar së bashku ka qenë këngëtari Lorenc Hasrama.

"Është shumë e lumtur dhe nuk kemi ndërmend që të ikim nga njëri-tjetri. Fejesa, martesa janë më shumë për t’u gëzuar të tjetrët se sa të gëzohemi ne vetë. Ne po gëzohemi më shumë vetë kështu që nuk kemi nevojë për momentin as për fejesa as për martesa. Nuk është xheloze. Është xhelozi në nivelin e duhur në një lidhje", është shprehur Olsi.






