Nga Shqipëria / E Enjte 20 Qershor 2019, 10:10

Pas skandalit të bujshëm me Loredanën, Mozzikut i ndodh e papritura

Reperi i njohur Mozzik dhe bashkëshortja e tij Loredana janë komentuar gjatë kohët e fundit në media për shkak të akuzave që një çift zviceran bëri kundër reperes së njohur.

Megjithatë pavarësisht ngjarjes, Loredana dhe Mozzik vazhduan me karrierën e tyre dhe pak kohë më parë të dy publikuan këngët e tyre të reja. Mirëpo, së fundmi reperi ka zbuluar se i ka ndodhur diçka e papritur pasi këngët e albumit të tij të ri janë publikuar në internet pa dijeninë e tij.

Mozzik nëpërmjet një postimi ka lajmëruar se për këtë arsye ka marrë një vendim drastik dhe do të publikojë 3 këngë më parë nga sa ishte parashikuar.

"Albumi ka qenë edhe mbetet  në plan për në shtator tetor, nëntor, por 3 këngë janë shpërndarë prej dikujt dhe kështu një pjesë e publikut i ka dëgjuar, kështu që sa më shpejt kanë për të dal. Faleminderit", ka shkruar reperi.