Nga Shqipëria / E Enjte 20 Qershor 2019, 09:09

Ditë e lumtur për Zaiminën, videon ku Khloe e thërret në emër s’duhet humbur

Një vit më parë këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë e një vajze që e pagëzoi me emrin Khloe. Pak muaj më parë Khloe mbushi një vjeç dhe nga postimet e ndryshme në Instagram, këngëtarja ka zbuluar se vogëlushja është rritur mjaft dhe tashmë  ka nisur të thotë fjalët e para.

Ndërkohë që fëmijët e tjerë fjalët e para që thonë është mami ose babi, Khloe ka vendosur që të ëmën ta thërras në emër. Zaimina ka ndarë me fansat e saj momentin e ëmbël kur Khloe e thërret ‘Zaimina’.

“Zamina”, dëgjohet të thotë Khloe në videon përmbi të cilën këngëtarja ka  vendosur disa emoji të qeshurash.